Eqerem Canaj-“Kravata e kuqe”


“Kravata e kuqe”
Poezi

Miku nga Cikagua,
buze ujanes blu,
me nje det mall ai,
po aq dashuri une:

si dallge deti arratisur,
kthyer sot, det i vaisur

me fali kravate te kuqe,
qe s’e lidha dot mire,
gjithcka, miku i munguar,
me pruri mua lirine, lirine…
cmimi qe s’ka te paguar:

me fali edhe unazen e dores,
une, Celsin e Arte te Vlores

qene dhurata te thjeshta,
pak rendesi te gjitha,
dhurata te embla vjeshte,
Ogur i kesaj tradite :

ketu mbi Detin Adriatik

miku im nga Cikagua,
breg ujanes nen lugje,
nje det me mall ai,
nje mal me dashuri une:

fergellon kravata e kuqe

About Post Author