Eqerem Canaj TE PATHENAT E DETIT


+

TE PATHENAT E DETIT
Poezi
Ju them te pathenat e heres,
gjendjen time kenge a kuje –
shirat dimerore, gjuhe e eres,
rroj sic rron qeni nen gure,
qe leh kur kujtohen i hedhin,
por i gjalle jam dhe ca i eger:

i tille jam gatuar une…

Vec kam shoqerine e pamat,
zogjte e pyllit, me lene pa mend,
lumin, gjarperin e zi e te gjate,
gurgullon kur marr nje sy gjume,
si mali me bregun jam me ju –
mali lart mbuluar me bore :

posht fusha bare e luleshume.

Ta dini, s’jam dhe aq i gjezdisur,
nek e luaj dot gjuhen e huaj,
jam nje gur mali i rrokullisur,
perfund qytetit kam qendruar,
lexoj, shkruaj, nervoz i grise,
kur vine vajzat me to nis e luaj :

nuk di puthje modernie, i gudulis…

Ketu ne qytetin tim te kuq,
me njerez te hurit e te litarit,
detin e kam shok, vella e mik,
kafen e zeze e pi me te marret-
mbi dallget shaluar ike e ike,
se per detin me djeg malli :

detin dhe qytetin tim antik.

Por eshte zemeruar keq deti,
saora ha bregun me dhembe,
misherat e buta po ia presin,
t’ia bejne dhurate per grekun-
Kryepari, qe sot ben Enverin,
me lojen e gjarperit vdekur :

kafshon mua, detin, qytetin…

Keshtu, te fashur miwte e mi-
miqte e pushkes e te penes,
guguftute mbi qerpike rrine,
shoh gjarperin, zvarritet pemes-
kukujkat tek bejne lemerine,
hesht shkembi i kuq, i serte:

te pathenat e detit, duhet t’i dini. Shiko më pak

About Post Author