Eqerem Canaj:”Bisha e thinjur”


Eqerem Canaj
(fragment romani)

Neperkat e vetetimave u sterzgjaten permbi kupolen e vrejtur te qytetit bregdetar, pastaj, paspak gjemoi thelle. Jemata qe nje shamate trondtese, dridhese, tmerruese. Ndoshta edhe mund te mos qe e tille, por Jetnor Qendros iu duk tamam gjemate. Bisha kishte trupuar Shtepine e Pushimit ne bregdet…
Ajo dite e lagesht vjeshte ia kishte shtuar me teper merzine atij. Pervec brenges, alkoolit e gjithe rropatjet e merzitshme te asaj dite,shto tynine e motit, e paten leqendisur fare. Shpirti i qe bere derr. Teksa gishtat trazuan, atje ne thellesi te xhepave, qindarkat e fundit, iu krijua brenda vetes nje gerryerje e terbimshme. Bgjithaq, i qethulluar nga te ftohtit, me ballet plumb, u shtyr ne pijetoren ne kend, ne te djathte te shetitores. Atje, hotel “Pisha”. Nje godine e stilit te vjeter, trekatesh, nga te cilet dy katet e siperm perdoreshin si hotel, kati i fundit pijetore dhe srestorant…

About Post Author


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.