Eqerem Canaj:”Bishtqeni”


Eqerem Canaj

“Bishtqeni”
Poezi
Qeni shkruan vargje me bisht:
gezohet sokaku, qielli gri,
pare poetin, malit zbritur,
futet n’tualet shkruan poezi:

driterine e diteneteve…

konkurenca hiq -mos keput:
shkruajne poeti dhe qeni,
te cilet s’e njohin te zotin-
s’ka me te pare, yll vendi:

bere mjerani lulegjeshtre…

lut poeti per nje tjeter bote,
ta fuse gjithe ne canyen e tij,
te tundet ne shesh a rruge,
ta joshin, thone, s’ka si ai :

te dyte ne bote s’gjen kund –
bishtqeni qe shkruan poezi.

_______________________
*Arti i nje province, ku poetizojne te gjithe pa perjashtim dhe xhelozojne terbimshem njeri- tjetrin, nen termin”liria e te shkruajturit”.