“Dashuri dhe brenge”
Poezi
Le shelzonin shkret,
sic vendlindjen lash,
prek zallin e bardhe nen uje,
renqethje, nostalgji ndjej:
lumi i femijerise therret kuje.
Atje dikur ia bera uaaa,
thelle ne grykat e zeza,
bisha jete edhe une,
te denuarit ne breza
rebeli lume na qethte.
Do ballesha me vdekjen
dy here ne dite…
shkolla ne tjeter fshat,
te uriturit per drite :
une dhe im at.
Zalli shputave ngjitur,
kembet kullonin gjak,
dimri mbi shpine gremisur,
prinderit s’na jepnin hak :
bashke me lumin rritur.
Kaluar vite shume,
kohe pa caktim,
prinderit hengri lumi,
sa perbindshi u be drite :
kam mberur gjalle une,
tashme mbytur gjemite.
Ndersa shelzonin po le
te kap reren e nxehte,
zallin e bardhe ne ujane,
vendlindjen sjell rrufe :
dashuri dhe brenge.
