Eqerem Canaj:Dhuratë për dikë…


Dhurate per dike…
Poezi
Dielli i ftohte,
ketij fillim shkurti,
diku cahen arat,
diku ngjizet fruti :

dallget shtyjne algat,
dimri shtrengon prangat.

Vrapin e lumit njerezit,
te struken ndonje qoshke,
diellit t’i pijne rrezet,
se koha punon per mort :

dimer jashte- dimer brenda,
luan vendit zokthi i zemres.

Atje lart, ne Tiranen e kuqe,
tregtohen pallto me gezof,
kurse poshte ne keto lugje,
milen mjeranet porsi lopet :

dimer jashte – dimer brenda,
po del nga foleja zemra.

Atje, pra, kah ylemaja,
parate flene ne sunduqe,
ketejza, nga fukaraja,
paret s’bejne kembe tutje :

gjene, boll lakra, shpendra,
jetojme te tashmen me endrra.