Eqerem Canaj:”Flirt në memorie”



Eqerem Canaj


Guguftute, qytetit dy deteve
i tremben, i vrane, perdhune,
ne nje dite vere,
ne nje nate vjeshte :

u prene bliret e gjelber,
me rrenje shkule pishen e vjeter

Lulishtja e Pavaresise,
mbetur germadhe varreze,
fergellon flamuri ne shtize,
si gruaja, qe i heqin nje sise…

nga perendimi ne lindje,
nga lindja ne perendim,
asnje pellembe lulishteje,
te marre njeriu pak fryme :

vrapojne guguftute ne klithe
per nje gjeth, nje cope blerim

thene kryepari me lirizem
se jam pertej se majtes _
pertej se djathtes serish :
mes se kuqes e bluse
une di te bej flirt…

deti pertyp dallge,
dallget memoria gelltit.

E diel, me 31,10,2021

About Post Author