Eqerem Canaj:Gjethet e verdha


GJETHET E VERDHA
Poezi
Gjethet e verdha rane,
rruget e qytetit lakuriq,
rane edhe pleqte e bardhe,
drejt zeros fara e fisit.

Nen kembe gjethet e verdha,
s’pyet kush per gjelbrin,
nen kembe lulet ne varreza,
dikush nuk lexon as emrin

Kjo bote kaloresish te zote,
me kamzhik rrahin eren,
vrapit me vdekjen mbi koke,
fundkeqin nje dite do gjejne.

Diku ne varrezen ne brinje,
a ne nje shtepi lendine dikur,
do qaje koha per dashurine,
do derdhe qielli shiun blu.

Oh miq, mos i shkelni gjethet,
kockat e te reneve gjithashtu,
jetes i vetmi sekret s’i dihet,
ajo iken tutje, vdekja tehu.

Gethet e verdha rane,
rruget e qytetit, lakuriq.

About Post Author