Eqerem Canaj:Këtë vit


Eqerem Canaj

Këtë vit

Këtë vit seç ndodhi disi ndryshe:

ne pullaz s’erdhën dallëndyshet,

nuk dola për kafe te “Rruga e Re” :

ketë vit qielli qe mbytur ne re,

dot, si kahere, s’e festova 7 Marsin:

moti plot ligësi qe mbarsur,

shume shoke po na ikin këtë vit:

drita ne fund te tunelit belbitet,

shkrimet s’di ku rrugës i humba :

rrugët i përgjaku keq lufta

(e Ukrahines)…

këtë vit… viti jo premtues :

vit i mbrapsht, kërcënues,

qe zemra dhimbjes te mos pëlcasë :

dallëndyshet te cijatin ne pullaz!

________________________

*Eshte viti i shpalljes se Luftes se Trete Boterore, e cila ka elektrizuar memorien e Botes.

About Post Author