Eqerem Canaj:”Lamtumira”


“Lamtumira”

Kafen e mërzitëse
ne mbrëmjen kafte,
te hidhur, pa sheqer
trak…
ngadalë e piva

gjymtyrët kërcasin,
zemra bën naze:
e vetmja vajze
udhëton drejt Francës

ka jetën e saj –
jetën e saj ka,
nuk do te doja kthimit
lot qe te derdhe :

mbi gurin e bardhe,
mbi gurin mermer…

ndërsa muzgun gjerb,
celulari, lamtumire,
ajo ne avion “ekspres”,
unë kafe duke pire

kafen e mërzitëse
ne mbrëmjen e kafte,
hidherin pa sheqer :
farmak…

ngadalë e piva.

Vlore, me 26,03,2022