ZAMBAKU I KALTER
_Qemal Stafes_
Poezi
Rrebeshi funddimrit derdhi
edhe gafore tmerri mbi toke,
te cilat gjelbrit brodhen gjethishteve,
keneten duke e trazuar keq :
Njeriu, qe s’e priste, prej shtratit brof,
dora e tij turbullon shelgjishten,
cka dikton Zambakun e Kalter,
Zambaku i Kalter i pusit te erret,
t’ia dhuronte pikerisht te dashures…
ngerthen gaforia doren e zgjatur :
godet,
kafshon,
gjakon ditezine,
dridhet keneta ne te gjemates kuje,
cytesi shuhet ngadale
si flaka e qiririt…
fisniku i gjinise,
i krisuri,
i mencuri,
i dituri…
te pasmit,
qe e diktuan gjasen,
permenden proverbin e lashte,
jete_vdekja qendrojne bashke…
dimri zbrazi shiun e kuq :
vdes Zambaku i Kalter
mbi te erretin pus.
