Eqerem Canaj:Shpresa



Poezi

Goja e terrte
kercet dhembet,
pasi gelltit mijera njerez,
logut te botes i dhemb zemra
ne shkurtin e zi ketij mengjesi,
gjemata e thelle e gjumit…

guri behet lot,
loti behet gur.

Skrepi me dhembe celik
terheq dherin, hekur beton
te nxjerre nje kembe, koke, disi…
s’ka guxim skrepi, ka frike,
mos pertyp te gjalle a te vdekur,
gjakun e shekullit mos pertyp :

ne naten pa yje,
ne diten pa drite.

Ulerine bisha ne pyje,
s’dihet c’ nuhat per dreq,
pyjeve gjelbri shngjyruar,
thare trungu, rrenje, gjeth,
te gjalle e te mbijetuar
mbi grmadha mbjellin djerse :

se djersa buron drite,
se drita buron shprese.

__________________________
*Kujtese ne memorie per termetin e gjashte shkurtit ne Turqi e Siri, i cili shkaktoi dhembje te pamate popullore per humbjen e mijerave jete njerezoresh, ku bota perjeton trishtim e frike.