Shqipëri e dhembjeve
Ju thashë atë

qe s’dua ta përsërit :
Shqipëri e dhembjeve
mbetur lakuriq. :
zero ushtri,
ekonomi hiç…
natën ne hënë digjet,
ditës përvëluar dielli:
burri i shtetit përpëlitet
për një thes miell…
treni ka ngecur :
rri gjoriani heshtur,
kruan mjekrën e thinjur,
dhembet e protestave
përtypin hekur te ndryshkur,
Shqipëri e dhembjeve:
mbetur lakuriq.