Eqrem Canaj:Zotëria i qytetit


Zotëria i qytetit
Poezi

Shputa e këmbës prekur
pllakat akull te shëtitores,
teksa zotëria capit heshtur
mbi te parin… te pestin katror
te pllakave bardhe, kuq, zeze,
çastit i patën humbur dhite :

gjaku pis pllakat,
deti tij bën shamate.

Zotëria ofshanë, rënkon dhe
vren tundshëm rreth qarkun,
qiellit nje shpend i zi fluturon,
tkurret deti kufirit tej cakut,
kadalesisht gjoriani po kupton
sesi kokën lumi ia ka marre :

jete njerëzish ne procesion,
qyteti bregdetar ne koncesion?!

Mendon kokëshkëmbi rrezuar,
tani, po, vdiqa me te vërtetë,
pra, ky koncesion, lulëzuar…,
qe duket pasha e duket mbret,
qenka pushtim i kamufluar,
ndaj s’i qesh buza malit te serte :

procesioni, gjak mbi mermer,
dite-nate deti kullon sere.