
ERA DHE DETI
Në pranverën e bukur,
Një erë e fuqishme
Pemët i rrëzoi…
Një zemërim i madh,
Zemrën më pushtoi.
Buze detit dola
Dhe vështrova yjet lart.
Një dallgë e fortë deti
Desh me rrëmbeu për pak
Si shqiponjë fluturova,
Përtej detit të kaloj.
Kjo erë e fuqishme
Gjithë degët i rrëzoi…
Por as trungu i pemës,
Nuk e përballoi dot,
Folenë kishin ndërtuar
Në pemë zogjtë…
Kjo dallgë e fuqishme,
Jo vetëm pemët rrëzoi
Por as themeli i shtëpisë.
Nuk e përballoi…
Kur folenë e zogjve,
Rrëmbeu era e fortë,
Zogjtë ikën në largësi,
shtegtuan nëpër botë.
Pranvera erdhi përsëri,
Në trungun e pemës,
Dolën filiza të rinj,
Pema thirri zogjtë të vijnë!