Era Nil
Jo nuk jam as Hëna

Jo nuk jam e bukur
Jo nuk jam dritë
Jo nuk jam as Hëna
Jam nje vajzë e natyrshme
Jam vetëm unē
Që qaj kur trishtohem
Që puth kur dashurohem
Që qesh pafund kur gëzohem.
Jo nuk jam e bukur
Mos më endërroni
Jo nuk jam as Dielli
Me syze të më shikoni
Jam vetëm unē
Me vargun më krahasoni
E prek e dua dhe
Dhe atje brenda më gjej mua.
Jo nuk jam e bukur
Edhe pse s’më shikoni
Herë vesh jeshile
Herë vesh të roztēn
Herë ngjyrash humbas
Atje bëj zhurmë
Po kur vesh të kuqen
Mos më harroni…