Era Nil-S’di ku shkoj sonte


S’di ku shkoj sonte

Rrugën kam marrë

S’di ku kjo rrugë do t’më ndaloje

S’di ç’ngjyrë do të këtë

Ajo derë ku do të trokas

Dhe jo s’di nëse ajo do të hapet…

Dilema më bren të gjithën

Kam ditë që bluaj mendimet

Kam dite që thurr në sy figuren tënde

Mbi lotë, mbi qerpikët e mi

Ka dite që ty të shoh me sy hapur

Kaq afer ngjizur nē sytë e mi.

Dhe vë dorën mbi sy,

i fërkoj sikur dua të zgjohem

Ndoshta eshte endērr kjo e imja

Dhe përsëri vazhdoj eci

Marr rrugën nē krah të kundert

Por perseri të shoh

Ti me del ne çdo cep rruge

Nuk di me sy ç’më thua

Nuk di nëse pret të të hidhem nē qafe

Ashtu me marrezi femije

Nuk di nëse mi lexon lotët

shkruar nen qerpikë

Nuk e di se ç’ndodh me ty …

Brenda teje ndihesh i derrmuar

Dhe sytë shohin tej nē horizont …

Nuk di ç’ndodh

Nuk e di ç’është kjo me mua

Nuk e njoh këtë ndjenjë

Është diçka që me tërheq,

Më thith si magnet

Eshte diçka që shpirtin ma bren

Një ndjenjë e marrë brenda meje

Më ka shkatërruar

Më ka roberuar mua,

Më ka hedhur perdhe, ndjenja ime

E pafuqi, shtang perpara pyetjeve …

S’di ku shkoj sonte, s’di ç’më pret?

S’di nēse ajo derë do hapet?

S’di nēse do t’a rrëmbejë erën kështu

brenda krahëve të tij?

About Post Author