Era Nil:Dhe bëj dashuri me mua


Era Nil

Dhe bëj dashuri me mua

Më hiq gjithçka që kam veshur
më zhvish dhe pasi më ke zhveshur
bëj dashuri me mua.

Më hiq llastikun e flokëve
se më shtrëngon
dhe bëj dashuri me mua.

Më hiq buzëkuqin nga buza
se është i ashpër mbi cipë
dhe bëj dashuri me mua.

Më hiq rimelin nga sytë
që mbulon shenjat e trishtimit
dhe bëj dashuri me mua.

Më hiq byzylykun me figurinat
nga dora e majtë
dhe bëj dashuri me mua.

Më hiq çorapet e trasha
që them gjithmonë mërdhinj
dhe bëj dashuri me mua.

Më hiq varësen nga qafa
se më duket sikur më merr frymën
dhe bëj dashuri me mua.

Më hiq vëthët
me gurë të çmuar nga veshët
dhe bëj dashuri me mua.

Më hiq edhe lotët nga sytë
fshiji ata me buzët e tua
dhe bëj dashuri me mua.


DHE BËJ DASHURI ME MUA

Laurent Castellani 2 photos

( trupi i saj dhe nje lule në vend të kokës, të dyja ngjizur të dyja ne një unitet) 

About Post Author