Me detin dashuri
Është ajo ndjesi
tek zhytem tek ty
atje humbas
dhe më nuk mendoj
atje brenda teje
qeliza ujore unë veç marroj
atje puth me gjithë forcën time
atje unē si e marrë të dashuroj!
Dhe kokën mbaj zhytur
me ujin mbi faqe
e buzë përpij
qënia krejt nē ty humbet
me detin flas krahet ia hap
e puth dhe i them ne vesh
se kam rënë nē dashuri!
Me detin gjithmonë e zhytur
me detin e mjaltë dashuri
kur detit i largoj
ndjej lotë të rrëshkasin nga sytë
prek ndjenj’ dashuri …
E zhytur edhe sot
kokën time brenda tek ty
e thitha frymën thellë
dhe ngela gdhendur
tek ty në gji, çudi
më shtrëngove edhe ti
minutat s’lëviznin
dashuri me ty …
Edhe rrobat me kripe detit
i flake tej , i lave ti
ndjesia , se po lan timen dashuri
o det … unē jam aty
puthmë o det nga larg
falma momentin,
falma ndjenjën ti dashuri …
Det o det , do kthehem perseri !!
Photo A. Previzi
