Era Nil:Më mori malli i dashur


Më mori malli i dashur

Përse do të thuash ti?

Më mori malli për sytë e tu

Momentin kur i pashë mbështetur nē krahët e mi

Më mori malli i dashur

Përse do të thuash ti?

Më mori malli për buzët e tua

Momentin kur u puthëm atë natën atje në rrugën me kalldrëm

atje ku edhe pemët jane të bardha pa gjelbërim

Më mori malli i dashur

Përse do të thuash ti?

Më mori malli për buzëqeshjen tënde

Momentin kur më hidhje fjalën dhe prisje të xhelozoja si adoleshente e marrë për ty

Më mori malli i dashur

Përse do të thuash ti?

Më mori malli për ngrohtësinë tënde

Momentin kur shikonin film si nē kino teatër

të dy të mbështetur sup më sup me njëri tjetrin dhe qeshnim me filmin si femijë,

unē përktheja ndonjë rresht dhe ti thoje e njoh këtë fjali

Më mori malli i dashur

Përse do të thuash ti?

Më mori malli për atë përqafimin tënd

Momentin kur më shtrëngove në gji , ishte një çast asgjë nuk shënova në kalendar as dite as orë, as shenjë horoskopi,

thjesht vetëm të dhashë nje përqafim ,

përqafim që mbeti tek unē mbeti edhe tek ty

mbeti gdhendur me fije të fildishtë

si moment që diku e jetoja në histori.

Më mori malli i dashur

Përse do të thuash ti?

Për gjithçka tënden , për sytë për buzët

që sa shumë dua ti prek

ballin dua të ta puth

Mē mori malli i dashur

për trupin tend ngrohur me trupin tim

për sytë e tu të zhytur brenda syve te mi

Më morri malli i dashur

për ato çaste puthjesh atë natë kur te takova mes hënës dhe yjeve, atje ku gjeta shpirtin e tij

Më mori malli i dashur

Përse do të thuash ti –

sepse ndjenja me vlon ende ne gji

dhe jam e marrë nē këtë dashuri .

MË MORI MALLI I DASHUR

About Post Author