Era Nil

Më thuaj i dashur
ç’jam unē për ty
Më thuaj i dashur
se më duket sikur kam humbur
Më thuaj i dashur
si më sheh në këtë çast
Më thuaj i dashur, më thuaj!?
dhe ji padoreza të lutem
Më thuaj pra i dashur
ç’mendon ti për mua?
Më thuaj
se unē ndihem krejt e humbur
ndihem krejt e zbrazët
nē një botë të boshatisur
ku edhe ndjenjat e mia
janë flluska sapuni
më duket sikur edhe vargjet
nga gishtat e mia po largohen
më duket sikur dhimbjet
në shpirtin tim po shtohen
më duket sikur edhe ajri
rreth meje vuan po aq sa edhe unë.
Më thuaj i dashur
më duket sikur qelizat e trupit
nuk kanë më ushqim mjaftueshëm
janë drejt shterimit
më duket sikur fryma ngadalë
po shfaroset nga qënia ime
më duket sikur kraharori im
shëmbet ndër krisjet e kohës.
Më thuaj i dashur
paskam shumë nevojë për një fjalë të vetme
Më thuaj i dashur ku jam?
më thuaj
a jam nē një ëndërr të pa kohë
mos kam hyrë aty gabimisht
Më thuaj kur do të mund
të dal nga kjo makabre
Më thuaj i dashur
nëse kjo ëndërr do mbarojë
më thuaj ky shpirti im
do të marri jetë
Më thuaj i dashur
më thuaj ç’di ti
por të lutem mos u prek
dhe mos qaj ti nga fjalët e mia
Më thuaj i dashur
kjo therrje e gjoksit tim
do të pushojë nē një moment
më thuaj
ç’ka sheh në sytë e mi
më thuaj ç’të duash
veç të lutem vazhdo ta thuash
për sa kohë që ende dëgjoj …
të faleminderit i dashur
je si poezi e pareshtur
të faleminderit i dashur
që ndjen lëkundjen e shpirtit tim
më thuaj ç’të duash
thuaje sot, apo nesër
paçka se është gënjeshtër
le të zërë vend tek unē
si i bukur është shijimi
qoftë edhe pse vetëm pak minuta
qoftë edhe pse pak orë
më thuaj ç’të mundesh i dashur
u bë ditë që qiellin mbaj me dorë!
Më thuaj i dashur …
Më thuaj …