Mendimet e tua më flasin
Rrudhat e tua më brejnë
Zëri yt sa shumë më mungon
Shpirtin tënd e ndjej nga larg kur qan e loton
Nënë të thashë sa shume të dua
Nënë të thashë se sa më mungon
Nënë je e çmuar
Nënë je çdo çast me mua
Nënë e di shpeshherë imagjinata ime
udhëtimin e gjate e shuan
dhe gishtat mbi flokët e tua afron
Nënë mos u mendo për mua, jam mirë
Malli me merr dhe loti herë herë
nëpërmjet linjës së telefonit kalon
Eshte ashtu lot malli jo lot halli
Ajo fjalë “te dua” e ka atë efekt
dhe shpejt më mbush sytë
dhe menjehere zemra me loton
Nënë jam mire, si je ti me thuaj ?
Nënë mos me fol per lagjen mbarë
Dua te di për ty si diten e kalon …
Nënë më thuaj si u zgjove sot
Me thuaj a pive kafe herët ne mengjes
Me thuaj të gjitha nga ti dua ti degjoj
Kam mall për ty
Nënë vetëm nje Nënë mallin brenda ta di!
NËNË piktura nga Bujar Babis Arizi
