Era Nil:Ti ishe gjithçka për mua


Era Nil

Ti ishe gjithçka për mua

Nga mënyra si më preke me sy

Qoftë edhe mijera kilometra larg

Derisa hyre nē rrezen time të shikimit.

Ti ishe gjithçka për mua

Nga përkëdhelia që i servire flokeve të mia kaçurrela,

Sesi hyre nē çdo kaçurrel një nga një

Pa dashur të shpërbësh formën dhe kurbaturën e tyre.

Ti ishe gjithçka për mua

Nga mënyra sesi preke gishtërinjtë e mi

Si të ishin qelq murano dhe nuk doje të binin përdhé të thyheshin

Më preke me delikatesën e një pasqyre, që s’duhet ta thyeje

Se thyerja e pasqyrës ishte fat i keq

Dhe ti doje me mua vetëm fatin e mirē.

Ti ishe gjithçka për mua

Për mua … qysh nga mënyra se si mi gozhdon sytë, në kafazin e kraharorit për të numëruar dridhjet e tij

Shpeshtësinë e rrahjeve të zemrës pasi me flet

Dhe sheh që unë dridhem.

Ti je gjithçka për mua

Kur pranë qenien tënde me afron

Aq pranë sa fryma jote depërton tej për tej frymën time

Dhe të lë shijen e saj në kalim e siper

Dhe ti vazhdon përtypjen

Ç’farë shije , ti ende bluan

Ndërsa unē jam larg, shija tek qiellza të ka ndaluar .

Ti je gjithçka për mua

Kur ngrohtësia e trupit tënd djeg trupin tim ,

Dhe anasjelltas unē përvëloj lëkurën tënde ngjizur

Dhe përsëri ne nuk shohim

Dhe përsëri ne nuk kuptojmë

Dhe përsëri humbasim.

Ti je gjithçka për mua

S’ta kam thënë

Dhe mos ma kërko, nuk ta them …

Se aq shumë të ndjej …

Dhe të gjithë qënien tënde

E ndjej si një vullkan shkrumbëroj perpara teje

Ti je gjithçka për mua

Dhe nuk ta them se prishet magjia

Nuk ta them se të marr m’sysh

Nuk ta them se jam vajzë e gjyshes dhe kam ndrojtje

Por as ti mos ma thuaj

Asnjëherë

Asnjë ditë të vetme … as mos më bëj ta mendoj

Ti je gjithçka për mua!! #eranilmoment #eranilpoetry #eranilquote

Painting “the lovers” DaBin Lee

Perzgjodhi Enkeleda Suti #dabinlee #enkeledasuti