Erdha prapë në tokën time!- Godo Mehmetaj


Erdha prap në tokën time
u ula e putha, qava me lotë
E preka me mall dhe, e gurë
më dukej sikur sdo ti shihja kurrë

Larg prej teje sa më dhëmb zëmra
rehat smë lanë të shkretat ëndërra
natën mendoja ku përfundova
gjumi më iku mu pre dhe kënga

Erdha e fola njëri s,dëgjoj,
mureve të rrëzuar me dorë kërkoj
shpirtin e vrarë si ta sheroj nga kjo zbrazdesi
nuk e di ,nuk mundem ta besoj

E shtrënjta toke sikur je tretur
në flakë të djegin bar e drurë
një dhimbje gjoksin ma shtërngoi
dhe kokën vura në një gurë