Erdhe ngadalë-Murtez Asllani


Erdhe ngadalë

si thëllëzë e malit,

të pëlqeva shumë

e pëlqeve djalin.

U futëm në kopsht

e gjatë biseduam

dhe pas pak kohe

ne u përqafuam.

Buzët i bashkuam

shpirti u qetësua,

të shtrëngova fort

isha i hutuar.

Je sikur flutur

që të fali Zoti,

bukurinë tënde

e lakmova moti.

Me flokë të gjata

e syjeshile,

u fute thellë

në zemrën time.

Ecje ngadalë

me trupin si njalë,

më dole n’takim

pa bërë asnjë fjalë.

Fytyra të qeshte

buzët si qershi,

u mahnita shumë

nga kjo bukuri.

Më falë zemrën

ta fala jetën,

të dytë së bashku

do ta çmojmë t’vërteten.