ERDHE SI NJË FLLAD
Mbrite si një valë mbi shkëmb
Ëmbëlsisht, pa zhurmë, pa ngutje
Që këndohet vetëm me puthje.
Brofe si një dorë e ngrohtë
Që të çon drejt në parajsë
Shndërrohet në yll e në short
Prehër dhe strehë e pamasë .
Bëhesh më i ëmbëli fllad
Shuan zjarre etjesh të zjarrta
Jetë fal në çastet plot mall
Dritë në netët e zbrazta.
Erdhe si një pikë lumturie
Dhe u bëre një det në shtrëngatë
Si ortek i madh dashurie
E papritur hare’ pa afat.
