Erdhe tek unë…Majlinda Pajaj


Majlinda Pajaj

Erdhe tek unë si flad maji, freski pranvere,

si del hëna në grykë të malit, dritën ma fshehe, shkëndi u bëre në sytë e mi, më verbove, vështrimi im tek ti mbeti, si mjalti në hoje.

Nuk pyeti zemra të duronte, pranë të vinte, është një ndjenjë zjarr lëshuar, rreze drite,

po kërkon të rrijë zgjuar, kur nata vjen,

bashkë me yjet shoqëruar, ty pranë të tëkem.

Qetësia na mbuloi, hedhur mbi skaje,

flokët mi preke qëndruar mbi supe, ç’ndjesi e rrallë!

po mendoj se është ëndërr, mos më zgjo,

pranë shpirtit tënd të dashuruar, jetën ma drejto!

Bukuri e papërshkruar, thoje një fjalë,

zëri yt do më mbaj zgjuar dhe kur kam mall,

se tek ti jam robëruar, s’kërkoj liri,

dielli im rreze lëshuar, je veç ti.

Ti je stina e çdo viti që unë kërkoj,

melodia e shpirtit tim, ku unë vallëzoj,

ti je zjarri i çdo ngrice në acar,

unë si perlë në guack e futur, detin e thaje.

MAJL

NEW YORK . “E botuar”