Erdhi dashuria:Edna Kapurani


Erdhi dashuria!!!

Petalet e njoma të dashurisë..

u hapën për mua këtë mëngjes..

ashtu si gonxhja e trëndafilit..

kur bien mbi të ca pika vesë!!

Dhe zemra kërcen një valle të re..

që nuk mësohet asgjëkund …

shpirti këndon të vetmin refren…

dhe gotat e gazit I kthen me fund!!

Dielli I thyen kanatet e zemrës..

dhe depërton nga skaji në skaj…

si mundem ti vë gjithkësaj një emër…

dhe mos ta ndjej veten në faj???!!

Kushdo që e provoi dashurinë..

u deh nga nektari I saj I pafund

dhe zemra krenare lartësohet…

sikur një flamur,që era e tund!!!!