Erdhi dita bijë-Afërdita Hadaj


Erdhi dita jote
O erë borzilok
Vello nusërie bijë
Hodhe përmbi kokë.

Sumbull-sumbull lotët
Rënur përmbi gjoks
Mjaftë moj bijë e nënës
Se stë duroj dotë.

Ky fustan i bardhë
Sa hije të paska
Ta ka qëndis vjerra
Me llambro të arta.

Edhe dhëndrri nurë
Përjashta po pret
Pret ti dal princesha
Plot nur dhe lezetë.

Krushqit në oda
Në trapezë shtruar
Shkëmbejnë dollitë
Çiftit trashëguar.

Erdhi ora bijë
Të nisesh me ta
Dale moj nënoke
Të rri edhe ca.

Krushqit seç u ngritën
Vallen shtruar hedhin.
Të zotët e shtëpisë
Me dorë përshëndesin.

Hiç mos kini gajle
Për bijën që nisët
Do ta mbajnë princeshë
Në derën e princit.

Doli dhe princesha
Plot nurë dhe stoli
Lotët palë palë
Derdhi në shami.

Ma bëj hallall nënë
Që lashë këtë derë
Më rrite me halle
Trëndafil me erë.

Ike bijë ike
Të vesh me shëndet
Porosit e nënës
Mbai si amanet.

Ika nëna imeeee
Bandilli më mori
Ky bekimi jotë
Bukur na përcolli.