Erdhi koha-Petraq Pali


Petraq Pali

Erdhi koha

Te them te pa thenat

Ajo kohë kur shpirti i lodhur

Vuan

Nga misteret

E pa rrefyera

Te jetes se trazuar

Nga furtunat e kohes.

Asaj kohe

Ku me mungoi e drejta e fjales

Dhe censura e diktatures

Frenoi

Shpirtin e lire

Besimin ne zot

Dhe distancimin nga e verteta

Realiteti i jetes

Pare ne kah të kundert

I Magjise shpirtit te lire.

Do them

Te pa thenat

Qofshin keto

Magjike

Mistike

Misterin e se ciles

Vete qënia e njeriut

Nuk e absorbon dot

Si lumi që nuk kthehet pas

Dhe rrjedha derdhet ne det

Ne cdo seconde te kohes

Ne shekuj e mijra vjet

Ti

Hesht

Kur une do te rrefej

Me duaj keshtu si jam

I vertete.