Iku Gushti vapë e madhe dhe me zjarre,
Erdhi Shtatori vjeshta e parë e artë,
Me emra e ditëlindje është e mbarë,
U freskua koha, fryn errë e lehtë, e shiu bie ngadalë !
Fëmijët duke vrapuar venë në shkollë të gëzuar,
Morën librat, takohen me shokët e shoqet si më parë,
Tufa me lule mësuesve u çojnë,
Në bangat e shkollës do ulen si gjithmonë !
O moj vjeshtë e argjëntë,
Ti lulëzon si hënë,
Vjeshta të gjithëve na gëzon,
Fruta të freskëta shijojmë !
I lutem Zotit të kemi të gjithë shëndet,
Paçim mbarësi e lumturi në jetë !
