Erë
Vizatoj një erë, kur ikën e shkon, plotë me lagështi
Mbi mjegull të mbarsur, mbi renë fatlume, të mbushur me shi
Mjegulla u zhduk, retë ikën tutje, mbet shiu si lot
Provoj që ta mbaj, ta mbledh në një grusht, edhe se mbaj dot.
Vizatoj pak qiell, të kaltër e gri, me yjë të rrëzuar
Erë ma prish të gjithë, kthehet përsëri, më mbetet në duar
Çfarë t’i them më parë, s’di të mbaj sekret, o erëz e mirë
Shko në gjithë botën, e kthehu tek unë, plotësomë një dëshirë.
Bjerë o shi i lumtur, më bjer mbi fytyrë, mbi trupin e tharë
Po s’më more vetë, lërmë të hazdisur, dreqi të më marrë
Le të fryj prapë era, të kthehet ofshamë, një rrudhëz e shtuar
Të kthehet tek unë, flladitur e ngrohtë, e duke shpresuar.