Ergert Cenolli:Në përkujtim Lasgush Poradeci

Lasgush Poradeci, njeriu që kishte lindur vetëm për verbin poetik. Gjithçka në qenien e tij punoi vetëm për krojin e vargjeve e të strofave; për gjuhën poetike, të cilën e foli dhe e shkroi si asnjë tjetër.

Mijëra fjalë , fraza e vargje, mbartën mijëra imazhe, që fluturojnë e lodrojnë rreth meje sa herë unë hap librin e tij (të stërhapur me mijëra herë).

Rreth 60-të vite përpara shtegtimit, shkroi vjershën “Mbarim vjeshte”, që përkon në mënyrë të habitshme dhe hyjnore me kohën e fluturimit të tij në Parajsë. Tek kjo vjershë kam numëruar 143 fjalë, që nëse do t’i kthesh në imazhe, do të krijonin një mozaik të mrekullueshëm ku do të na jepej tabloja e plotë e mbarimit të vjeshtës, vjeshtës në natyrë, por edhe vjeshtës njerëzore të poetit.

Këtë tablo unë do ta titulloja:”Mbarimi fizik i një qenieje poetike”, pasi para meje fluturojnë e pështillen, dyke formuar një gjeratore që ngjitet e ngjitet deri në kubenë e qiellit dhe aty zhduket për të mos u kthyer më: “iku rënd’ e i përmallshëm…”.

Pastaj kthehet në formën e frymës e më pushton si një uragan kënaqësie dhe më pas…: vjen e shkon, e shkon e vjen… pa mbarim, me ndjenja dashuri, malli, përgjërimi e vuajtje të pafund…

…dhe ky përqafim e pështjellim nuk mbaron … asnjëherë..kurrë…

Ergert Cenolli:Në përkujtim

About Post Author