Erget Cenolli :Nga vjen fjala pellazg


Erget Cenolli

Nga vjen fjala pellazg

Shpesh njerëz të ndryshëm qeshin me fjallën Pellazg. Kjo qeshje tallëse buron nga padituria, pasi këta (jo vetëm këta), nuk dinë se nga buron kjo fjalë.
Pellazg është populli i Neolitit, që u përhap nëpër Azi dhe Europë, kjo periudhë zgjati deri rreth 4500 vite para Krishtit. Këta ishin njerëz punëtorë dhe bujq, ata mbollën drithëra dhe zhvilluan poçerinë. Iu qofshim falë se pa ta ne do të ishim ende në fazën tejprimitive.
Emri Pellazg, për njerëzit e asaj kohe rrjedh nga Dhjata e Vjetër (Tevrati). Në kapitullin e 10-të (që titullohet “Pasardhësit e bijve të Nohaut (Nuhut)”), paragrafi 25 lexojmë:
“Everi kishte dy djem: i pari quhej PELEGU, sepse gjatë kohës së tij u ndanë popujt e tokës…”. Pra sipas Librit më të vjetër të Zotit, shohim se PELEGU ishte njeriu që ndau popujt e botës në këta që janë sot.
Emërtimi PELEGU, në Kohën e Re u reflektua në PELLAZGU, me fare pak ndryshime tingullore. Gojëdhënat, poemat dhe historianët e lashtë thonë që populli Shqiptar është pasardhës i drejtpërdrejtë i PELEGUT. Në të vërtetë ende nuk kemi studime që ta vërtetojnë plotësisht këtë tezë, megjithatë në gjurmimet e sotme që janë bërë në AND-në e Shqiptarëve (megjithëse kampionet e matura janë ende të pakta), del që rreth 5% e tyre të kenë në gen trashëgiminë asaj kohe, që duke u nisur nga largësia shumë e madhe, del që nuk është pak. Gjithsesi sipas disa gjuhëtarëve, fjala PELEG reflekton në PELLAZG, sipas ligjeve fonetike të Gjuhës Shqipe.
Si përfundim, mund të themi se nuk është e udhës që dikush të qeshë me fjalët e Librave të Shenjta, as krishterët nuk do ta dëshironin këtë për Dhjatën e Vjetër dhe as myslimanët për Tevratin. Amin!
Ju dëshirojmë një mbrëmje të bukur!

Erget Cenolli (d.v.) #EDREJTAEAUTORIT