Erget Cenolli:Dita Botërore e Gjuhës Amëtare


Erget Cenolli

Dita Botërore e Gjuhës Amëtare

Ndihem i veçantë që kam lindur me gjuhë amëtare: GJUHËN SHQIPE .

GJUHA SHQIPE, qëndron në rrënjën e gjuhëve Indoeuropiane.

GJUHA SHQIPE, KA 36 TINGUJ TË CILAT PËRBËJNË NUMRIN HARMONIK:

3 + 6 = 9

Për të përkujtuar këtë datë të shënuar po sjell poezinë e Lasgush Poradecit

GJUHA E ZJARRTË

O gjuhë-e shentëruar, o mall me shpirtin plot.

O vetëtim’ e qjellit që fërfëllon me flakë,

O djellë-i llaftaruar që ndrin si pikë lot…

Si pikë lot e ndritur po ndrij në reze tuaj,

Po ndrij e papandehur po qaj pak e nga pakë

Sepse prej botës s’uaj kam mbetur kaq i huaj…

Kam mbetur kaq i huaj, dh’ i ndrydhur edh’ i shkret

Prej ligjëtarës s’ate që më çudit, o zjarr!

Me gjuhëra prej flake ti djeg… ti flet… ti pret…

Do vi! do të vi pranë mjerush e dyke vuar,

E flakën vraparake nër kraha do t’a marr,

Posi kuvënd të shkruar do të t’a çik me duar.

O këng’ e shentëruar, o verb i larë n’ar.

O zjarr që më përflakesh si yll vetëtimtar.

O fshehtësir’ e ndezur në fill prej shkrepëtime.

Kur të këndoj me gojë, kur të kuptoj në kartë,

Posi një kraharuar ti dhemb, o Gjuhë-e zjarrtë,

Posi kullim’ i gjakut që rreh në zemër time.

Ti ndrin në thelb të jetës si dritë-e përvëluar,

O gjuhë-e zemrës s’ime, o mos-e kuvënduar.