Ermenji në 1950:Në 50 vjetorin kur fytyra e Naimit u ftohë mbi letrat shqipe


Gazeta Destinacioni


1.
Aty rreth viteve ’50 në gazetën:” Flamuri”, muaji prill 1950 prof Abaz Ermenji hedh në letër ,një ese të mrekullueshme për poetin tonë të dëshirueshëm, Naimin.
Ai thotë, se në dhjetorin ,që vjen mbushen plotë pesëdhjetë vjet,që kurrë fytyra e Naimit u ftohë mbi letrat shqipe si flakë e bardhë e një qiriri. Në vjeshtën e fundit trupi i poetit do të shkonte në Madrivernqoi, por Ermeni vijon duke thënë se :”Qoftë mister qoftë dëshirë e veçante që Perëndeshat e Parnasit kanë për miqtë e tyre, Naimit nuk iu lejua të shkelte pragun e kohës sonë, por mbet si monument në horizontin e shekullit, që shkoi, sikur desh të thosh; “këtu është kufiri im”. Si duket, frymë e tij pat për mision të zgjoj nga gjumi i parë vetëdijen e shurdhër kombëtare, pastaj u pre: si ai zefiri i butë që përkëdhel natyrën e fjetur dhe e mbush me dridhma e njomështirë, n’avujt e parë të mugullimit, pastaj shuhet n’agim të ditës. Më tej Ermenji në vitet 50 të shekullit të XX tek Flamuri thotë se le ta çojmë një çast mendjen në shekullin e XIX duke kujtuar erën e nxehtë, që kishte nisur të frynte përmbi Evropën plakë.
2.
Ermeni shprehet se trumbetat e kryengritjes po oshtinin në tërë Ballkanin duke e afruar këtë me shfaqjet e kohës së antikitetit,po shqiptarët çfarë bëjnë në atë kohë shprehet ai ?
Dhe përgjigja e qartësuar është sigurisht që lëvizin.
Dhe në këtë mishmash lëvizje armët e tyre shndrisin në të gjitha anët që larg deti i Mesdheut. Profesori këtu nxjerr një fakt që kanë shqiptarët;të njohur për mjeshtërinë e luftës,por dhe një të keqe që luftojnë për botën dhe jo për veten e tyre. Duke shqyrtuar historinë e shkruar merr një mesazh nga historia e Skënderbeut,pra kjo kohë e lavdishme,kohët që u mbyllën me një perëndim të përgjaktë,duke lënë pas një natë robërie nga më të errëtat. Kuptimi është më i qartë kur flitet për pushtimet pavarësisht se çfarë soji ishte I mbuluar,qoftë ai edhe me petkun e islamit. Ai shprehet se vetëdija kombëtar erdhi dhe u shurdhuar u thye boshti I idesë qendrore për një shtet të lirë,të pavarur. Duke vijuar kronologjinë historike ai shprehet së shqiptarët u shpërndanë nëpër botë si kashta që merr era,si gjymtyrët e një trupi të këputur në mes. Fjalë për fjalë e germë për germë ai shprehet:”Dhe kudo që vanë e zunë qendër, u c’quan e duall përsipër mbi popujt vendas. Bij Arbëreshi ishin shqipet e Sulit dhe delfinët e Hidras e tė Species, që ngritën nga pluhuri i shekujvet ballin e Helladhës famë-madhe, Shqiptaret qenë ata që zgjuan në lugun e Nilit Egjiptin e Faraonėve, ose ata që, duke ecur mbi gjurmët e Gjikëve, ju duall për zot fushave të begatëshme të Vllahisė ; prapë një pjesë e shqiptarëve që ajo që iu bë shtyllë Perandorisë s’otomanėve si stërgjyshet e tyre, Ilirët, që iu bënë shtyllë Perandorisë Romake. Kurse brenda n’atdhé, në Shqipërinë mëmë: Disa thonë kemi fe, disa thonë kemi din/Njani thotë jam turk, tjetri latin.
Duke sjell Naimin poetë e zemrës tonë që u këndon bijve të shqipes. Ardhja e Naimit duhet kuptuar ai një ardhje e mirë porositur,sepse pikërisht në atë errësirë të shëmtuar ai flet me gjuhën e zemrës së zjarrtë.
Çfarë kërkon të sjelli gjuha poetike e Naimit sipas prof Ermenjit?
a-kërkon të shpërndajë hijet, që kanë mbuluar gjykimin e shqiptarëve,
b- kërkon të ngrohë ndjenjën kombëtare të mpirë nga robëri e ashpër,
c- kërkon të kthejë mendjen, zemrën dhe hovin luftarak të bijve të shqipes, prej botës së jashtme, n’atdhenë e dashur, në vendin e bukur: Tek mërzen cjapi me zile edhe fryn veriu në verë, tek mbin lulja me gaz shumë, e me bukuri e m’erė.
Çfarë bënë kësisoj Naimi sipas prof Ermenjit?
Naimi shkund nga pluhuri i harresës historinë e ndritur të stërgjyshërve tonë, dhe ua nxjerr si pasqyrë syvet t’errur të shqiptareve, u kallëzon sesa i larte është fisi i ynë që dikur mbushte boten me lavditë e tij, u këndon Skënderbenë, u përmend Pirro e Aleksandër dhe u tregon se kane dale prej racës sonë: Selefqinjtė, Ptolemenjtė, gjithë ç’qenë të mëdhenjtë.
4.
Naimi këndon jetën dhe natyrën shqiptare, këndon bagëtinë e bujqësinë, këndon punën dhe virtytin, dhe me të gjitha këto, kërkon të forcoje idenë e të përkëdhele dëshirën e lirisë e të mvëhtësisë kombëtare. Kërkon t’u shtjerë ndërmend shqiptarëve se janë një komb me vete, më i lashtë e m’i fisëm nga të tjerët, dhe se duhet të punojnë për të krijuar një bosht jete kombëtare. Iu kujton se nderi e lavdi e tyre është në Shqipëri, dhe jo në botën e gjerë: Ti Shqipëri më ep nderë, më ep emrin shqiptar, Zemrën ti m’a gatove plot me dëshirë e me zjarr. Duke shqyrtuar anët artistike ai shprehet se vargu i tij nuk ishte i gdhendur as i përsosur,është e thjeshtë,por i përzemërt e i dashur si fjalët e foshnje,i ngrohtë e plotë shpirt si psherëtima e një mëme. Duke kërkuar pozicionin mes letërsisë dhe historisë sipas Ermenjit ai përket më tepër historisë se letërsisë. Duke hedhur këtë tezë i ai nis dhe e argumenton me fjalët se:”Në një kohë kur vetëdija kombëtare është shurdhuar, kur shqiptarët kanë harruar vet-veten, ai del si fytyrë apostulli dhe iu lejet ungjillin e kombësisë . Del e hap dritën e një vatre shqiptare, përgatit fushën shpirtërore për një bosht mendimesh lirie e mvehtësije, rreth të cilit do të sillej jeta shqiptare në t’ardhmen. Këto ndjenja e mendime Naimi i përhap me anën e vjershës, të cilën e gjen si mjetin më të mirë për t’i shpurë drejt në zemër të popullit. Prandaj edhe gjuhë e tij është ajo e fshatarit të thjeshtë. Naimi, si ai mësonjësi i mirë që ulet e bëhet një me nxënësit për të derdhur më lehtë në shpirt të tyre atë e ka në shpirt të tij, zbret në radhën e popullit dhe i hap pa druajtje zemrën e ëmbël e të qetë. Duke analizuar krejt veprën e Naimit ai shprehet vepra e Naimit është poetike në tërësinë e saj. Duke folur për vargëzimin naimjan, prof. Ermenji ka bërë këtë zbarthim:” Zemër e tij është gjithmonë njëlloj, e patrazuar prej furtunash e valësh, e ndritur dhe e ëmbëlsuar kundrejt botës së jashtme nga një diell i përhershëm dashurie. Kur shqyrton në thellësi poezinë e Naimit ai shprehet se kjo gjendje që duket më tepër monotone ndoshta i përket influencës së besimeve të vjetra persiane, që e shohin botën nën dy ngjyra. Duke e theksuar më poshtë ndikimin e bektashizmit të cilët kanë një histori të mirëfilltë letrare, që rrjedh nga kohërat pas mjegullës ai me vjershat morale kërkon të ëmbëlsoj shpirtrat e zgjuar,mëshirën,virtytin,’ti u zbus shqiptarëve ndenjën e egërsisë. Duke qenë panteist ai shfaq dashurin, për natyrën dhe këtë prof Ermenji e përmend, por diku nga mesi i këtij shkrimi, ai shprehet se ai ka theksa aq të fort sa që na bëjnë të mendojmë Shën Françeskun dhe mistikët e mëdhenj. Në të vërtetë ndikimi i Naimit ka qenë nga Rumiu e më tej tek poete pers, që sollën krijime fantastike. Ajo linjë mbeti në themel edhe të krijimeve bektashinj,të cilët kanë edhe hynqarin e tyre, që ka pas shkuar vjersha,pa shqyrtuar dervishët e më pasmë apo mistikët e mëdhenj,madje gruaja mistike që u dashurua shumë pas Zotit ,quhej Rabije ,për tu hedhur tek Jonuz Emre,që në Turqi ka disa tyrbe,ku bëjnë edhe falje ndonëse ishte një poet. K jo lidhje mes njerëzve që kishin ndikim nga fryma e mistikëve është e pranishme edhe tek poezia e Naimit. Mirëpo duke qenë më tepër bektashi dhe hartues i statutit të parë për bektashizmin shqiptar,ai është njëkohësisht gurë vendësi i parë i këtij komuniteti shqiptar, gjer gjuha e tij ishte përveç të tjerave dhimbja dhe shpresa. Prandaj ngrohtësia naimjane na sillet në vargëzime e këtillë,bardhësi që buronte nga mistika bektashiane,për të mirën të bukurën dhe kombëtaren. Duke kanalizuar në këtë udhë shkrimin e prof Ermenjit , them se ai ka pasur njohuri të mjaftueshme kur thotë se ndjenjat panteiste, që i kish të lindura në zemër (ose i vinin nga besimi bektashian në lidhje me besimet e vjetra hindane e persiane që Naimi kish thithur ), i vlejnë këtë ere t’i japë je shpirt të vetëm gjithë natyrës shqiptare e t’i pajtojë të gjitha gjërat në frymën e ngrohtë të jetës. Në :”Bagëti e Bujqësi”, këngëtari i ynë prek nervin e jetës shqiptare dhe i frymëzuar nga malli i atdheut, i sheh të gjitha nënë një dritë, natyrë ,njerës, kafshë e gjera, i lidh të gjitha në një harmoni të këndshme, u jep të gjithave një shpirt e një qëllim dhe i mbulon me afshin e nxehtë të dashurisë së tij. Shikoni se me ç’hov të natyrshëm …Duke qenë një armik i shpallur i regjimit ,në rreshtat e fundit prof thekson një ide që duhej ngulitur fortë në kokë.
5.

Se çfarë do të bënin pasardhësit pas Naimit me Shqipërinë dhe fjalët Mëmëdhe sidomos regjimtarët e viteve 1945-1990,që e përdorën historinë për të luftuar armiqtë e tyre personalë. Ja mbyllja që ka bërë A.Ermenji tek gazeta Flamuri në prill të vitit 1950. Naimi jetoi në një kohë kur dashuria e atdheut ish romantike. Dhe ndoshta s’mendoj se pas tij do të vinin ditë ku tingujt e shenjtë Shqipëri e Mëmëdhe të përlyheshin nëpër buzë katilësh e kurtizanesh, si fjalët e Krishtit në gojën e Judës. S’mendoj se Shqipërinë, që ai e këndoi me aq dëshire e mallëngjim, do t’a ledhatonin më vonë, dhe ndoshta me fjalë më të holla e më të gdhendura, gjuhë të ftohta lajkatarësh, gjuhët e atyre që e përdorin pendën si mjet fitimi, dhe përrallen e patriotizmës si plaçkë tregu!… Por le të shpresojmë. Jeta sillet. Kohët ndryshojnë si stinët e vitit. Kush tha se pas këtij dimri nuk do të dalë një prendverë shqiptare e kaltër, e mbarsur me frymën e dashurisë së thjeshtë tė Naimit? Atëherë lulet që do të çeli jeta kombëtare e jona, do të kenë tjetër ngjyrë e njomështi, tjetër bukuri dhe erë. Vetëm gazi që vjen nga një dashuri e vërtetë i hedh popujt përpara, pjell e krijon; dhe ngre maja të larta ne historinë e njerëzisë. Kush tha se ky gas ngjallës e krijonjës nuk do tė hapet edhe një herë si zjarr i shenjtë nëpër zemrat shqiptare, duke zënë fill nga ajo shkëndijë e dashurisë së thjeshtë që rrodhi prej frymës së Naimit?
Është një fakt që duhet pohuar se mërgimtarët shqiptarë që ikën nga vendlindjet e tyre për shkak të përndjekje të regjimit,hapën gazeta shqipe në Evropës,Amerikës e gjetkë me synimin për të ngjallur shpresën për kombin shqiptar,që kishte pasur rilindës.

About Post Author