Ermentila Guci-Dhoma e Shpirtit


Dhoma e Shpirtit

Lemshe te mbledhura
tek boshte i shpirtit,
Ti mos e tirr vetem rroben e merzitjes.
Ne dhomen e shpirtit
mos e mbyll gojen me puthje
pa larguar verberine e shurdherine,
si tentakula helmuese te mberthejne fort.
Bertit…vrit ekzistencat e heshtuara
atehere shpirti do te kete shpirt.
Dashuria le ta rrezoje vetmine
si nje gjethe vjeshte e hedhur nga era diku larg.
Duart le te prekin trupin njerezor,
gishtrinjte te mbeshtjellin plaget e shpirtit.
Melodia e embel e jetes
rreshqet jashte mureve te dhomes.

About Post Author