Ermentila Guci
Zemra
Ndodh t’i trokas në derë
pēr t’bër pyetjen më t’thjeshtë
Si je…?
Si gjethje vjeshte
çdo ditē flokët rrallohen,
Fytyra e bardhë si bora.
Buzëqeshja i jep pak ngjyre faqeve,
trishtimi shpesh ben koktej,
silueta si një balerinë .
E shikoj se si zvogelohet çdo herë
kur e pershendes,
por zemra e saj gjithmonë e madhe
plotë mirësi.
