Ermentila Guci:Udhëtar ëndrrimtar…


Ermentila Guci

Udhëtar Ëndrrimtar…

Jemi udhëtar ëndrrimtar
ndiejm mbi lekurën tonë
diellin ,
shpërndan mërësi me shigjetë mbi ne.
Era flokët ngatërron,luan me to
ti qesh e ndihesh si një femij.

Dëgjon cicërrimën e zogjve ,
bisedimin vesh me vesh t’pemve afër një pylli
gugullima e lumit, gjithmonë diçka merr
Natyrën me gjelbërim,krahet e fluturave
me ngjyra në fluturim.

Tabela rrugësh e venbanime
në mendje t’vinë pyetje spontane,
humbasim për pak çaste
mes aromave te tokës,tingujve,reklamave
larg duke qenë afër…

Qielli një joshje me ngjyrën e tij
Aty ti gjen pak paqe e dashuri,
Fytyra ndien energji pozitive
shpirti optimizëm.

About Post Author