Erna-Remzie Raci Rexhbogaj


ERNA

– Ah, sa do doja vetëm edhe një çast të isha bashkë me Ty!

Emër hyjnor në tokë

e në qiell është ky

Engjëllushë e fjetur

mes lulesh në përjetësi

Emër i mirësisë të rinisë

në përgjthësi

Retë e bardha në qiell

më ngjajnë në Ty

Rënkon shpirti im

për tënden rini

Rëndë në zemër

më vret malli

që ndjej për Ty

Nëna çdo ditë me lot në sy

të pret Ty më u kthy

Në lulet e bukura të majit

aromën tënde ta ndjej

Në rrezet e diellit

ftyrën tënde e shoh aty

Ah, sa do doja vetëm

edhe një çast

të isha bashkë me Ty

Ato bisedat tona të ëmbëla

t’i bënim përsëri

Apo çdo gjë të mbetet

kujtim i bukur

Derisa atë ditë kur unë me Ty

të takohemi në përjetësi.

Remzie Raci Rexhbogaj