
A e dini si ndihet dashnija ?!
mbrenda tejet mij flutura.
A e dini si jepet dashnija ?!
mij prekje t’ambla e mij t’puthuna.
A e dini kur vdes dashnija?!
kur bahet e mërzitshme ,rutinë,
A e dini si mundet me lind dashnija ?!
thjesht edhe me nji shikim.