O hënëzë detare ti
E zhegut zhurr, o vajzë
Përmbi parmak të natës
Po flije lakuriq.
Më lidhën ngjitur trupit tënd
Ato të brishtat duar
Dhe yjet qenë bashkuar
Me oqeanin njësh.
O hënëzë detare ti
Flatrim që shkakton gazin
Si veshjen, si mëndafshin
Të vesh mbi trupin tim.
Ai trup më mësoi gjëra
Thellë në shpirt ofruar
Aq sa s’ më ka mësuar
As drita e as ëndrra.
Shqipëroi: Lefter Shomo
