Errësira kthehet në dritë-Sheqere Sina


Errësira të ka pllakosur shpirtin,

Natën rrugën mos e merr,

Se bie në pellg dhe nuk del…

Nëse shikimi të është verbuar,

Lutju zotit për t’u shëruar…

Dil nga errësira tako yllin polar,

të bisedosh për rrugën që ke marrë.

Për atë rrugë me errësirë,

Ai do të ndihmoje si jo më mirë.

Ai do të të japë dritën e syrit,

Të gjesh shtegun e shpëtimit,

Të fluturosh si engjëll në Hënë,

Për të vazhduar rrugën që ke zënë.

Shpreso te zoti, të jesh i gjallë,

Dhe mos u beso fjalëve vërdallë,

Por dëgjo shpirtin tënd të mirë,

Mos për të çarë çdo errësirë.

Se dielli do lëshoje rreze anembanë,

Te kalosh dete dhe oqeanë!…

Shpirti do të çlirohet, e çelen sytë, Errësira do të kthehet në dritë.

Ajo dritë do të jetë shpëtimi,

Të gjithë te verbërve do u vijë shikimi.

Se botën do ta shikojnë nga lart,

Të gjitha intrigantët do ngelen në baltë.