Ese: “Një jetë e bukur është çelësi ekzistencës”-Eralda Cuko


Mund të jetë një imazh i 1 person

Një shkrim letrar eseistik filozofik mbi ekzistencën dhe kuptimin e jetës i cili i intereson gjithkujt prej nesh…

Jeta, një fjalë kaq e vogël në fonema por që në të vertetë mbart një kuptim tejet madhor e esencial. Kuptimi i saj është aq i rëndësishëm saqë ndonjëherë lindin të tilla pyetje në vetëdijen tonë:Çfarë është në të vertetë ekzistenca? Cili është kuptimi i jetës?Çelësi i ezistencës apo kuptimi i jetës mendoj se është shumë më i thellë nga sa duket sipërfaqësor apo nga sa ne mund ta mendojmë.Filozofikisht kuptimi i jetës mund të mbetet jo plotësisht i zgjidhur apo jo i përcansuar qartë. Rreth çështjes së jetës mund të bëj një krahasim që gjithkush të krijojë një perceptim më të kuptueshëm e më konceptual .Ashtu sikur një çelës i pasigurt që hap dyert e një sërë pasigurish dhe pyetjesh,ekzistenca vijon të na mahnit dhe të na detyrojë të eksplorojmë thellësitë e saj me një shpirt hulumtues dhe një mendje kureshtare.Çelësi i ekzistencës është një rrugëtim personal dhe filozofik që na drejton drejt një kuptimi më të thellë për jetën dhe vetveten.

-Së pari si çelës të parë mund të përmend, mirënjohjen për momentet më të detajuara që mund të na shfaqen gjatë jetës në lidhje me persona të ndryshëm.Në këtë botë kaq të madhe e të ngarkuar ndodh të kuptosh vlerën e një pëqafimi a tē një agimi të hershëm apo të një buzëqeshjeje e cila mund të na mundësojë shijen e çdo momenti.Duke përcjellë tek gjithkush një sjellje të mirënjohjes ndaj çdo përvoje, padyshim hapim dyert për të hyrë drejt një jete më të pasur shpirtërore dhe më të kuptueshme.

-Së dyti një çelës tjetēr për një jetë me të bukur apo të hareshme është dashuria dhe marrëdhēniet shoqërore midis njëri -tjetrit.Nē marrdhëniet tona me familjen ,miqtë apo të tjerët mund të marrim fuqinë për të pêrballuar sfidat që jeta na kanos , nga të cilat mund të përmend këtu gëzimet apo hidhërimet jetësore!

-Së treti një çelës tjetër i një jete kuptimplotë dhe me një motivacion mund të jetë gjetja në përroin e ndërgjegjes sonë e një qellimi personal, se përse na duhet të vazhdojmë të jetojmë , të cilin do ta nënvizoja si element kyç . Duke punuar e jetuar drejt një qellimi të rëndēsishëm dhe duke përshfaqur pasionin tonë per çdo veprim, krijojmë një kuptim të thellë e të qendrueshëm mbi jeten tonë.Psh një jetë e përkushtuar duke i ardhur në ndihmë gjithkujt që ka nevojë mund të lërë gjurmë të thella e pozitive në jetën tonë duke na bërë që ekzistenca jonë të ketë një ndikim kuptimplotë e domethenës.

Si përfundim çelësi një jete më të bukur e më domethënëse konsiston në dashurinë,marrëdhëniet me të tjerët,dhe padyshim gjetjen e një qellimi personal për të vazhduar përpara . Nëpërmjet këtyre elementeve të sipërpërmendura ne mund të shijojmë çdo moment nga jeta jonë duke kuptuar vlerat e vërteta që ajo na servir.Pra, mund të themi me plot bindjen se cdo ditë bëhet një shkas apo rast pēr të përjetuar diçka të bukur e cila na dërgon drejt një jete plot kuptim gjer në infinidin e saj…