“Është e artë,kur çmallesh me atë që ke jetuar para 43 vitesh…!”Selman Hysi


“Është e arte, kur çmallesh me ate qe ke jetuar para 43 vitesh…!”

Lepusha :

E kisha merak qe një dite te vija ne skajin me ekstrem te vendit VERMOSHI….!

Nga Fieri deri ne Lezhe udhëtova me linje autobuzi,e prej andej për ne Kelmend u nisa me djalin dhe bashkëshorten e tij….

Ata asnjehere se kishin pare nga afer Vermoshin prandaj ishin dhe tepër kurioz…e aq me tepër qe babai i djalit (une) kishte shërbyer mbi 10 vjet ne ate zone te largët, ku kaloj nje pjese te rinise por dhe me familje…

Lam ne krahun e djathtë qytetin e Shkodrës dhe arritëm ne Koplik, qendra administrative e Malësisë Madhe…

U ulem te tre ne nje bar- kafe…sjellje e shërbim mjaft te kulturuar dhe per shaka kamerierit i thash se une vetëm raki kumbulle kam qejf….dhe vërtetë një teke raki kumbulle e një kafe…

Mbasi e falënderuam kamarierin,u nisem duke lënë ne krahë te majte Koplikun,Bajzen dhe ju afruan Hotit….

Nje pllaje e gjere na u shfaq përpara….

I tregova fëmijëve Piken Doganore qe na lidh me Potgoricen,se ku kalonte vija e kufirit, posten e kufitare te Hotit,shtepite e ushtarakeve te kufirit (nje objekt ne vetmi dukej sikur ankohej per kohen e demokracisë, e lene ne harrese…)dhe per 15 minuta duallem ne Rrapsh…atje ku gjate periudhës te dimrit cikloni te merre frymën…

Afrohemi te “BALLKONI”,mbi Leqet e Hotit,shikon nje bukuri përrallore te natyres,poshte shtrihet fshati Grabon,Lumi Cem qe ecen ne qetësi per ne drejtim te Malit Zi,..tutje nje hapësirë e pamat shkembore…ne mes gjarpëron rruga e Malësisë se Madhe e hapur ne Shtator te vitit 1968…qe te çon ne Tamare,njesia administrative e zones se Kelmendit…

Tamara…

I them djalit (ai shofer) se ne këtë maternitet ka lindur motra jote ne dhjetor 1978…

Tamara qendisur per bukuri,kurse ne dy krahet i rrini si kapele maja te larta shkembore…

Mbasi kalojme Dobrinjen,Selcen,Gropat e Selces,dalim ne Qafen e Berdelecit…..aty te hapet syri nje mrekulli e natyrës…

Dikur ish shkolla fillore, dyqani…etj,asgje nuk funksionon…

Ndaluam dhe pyetem nje grua se ku ishin Hotel Alpine me pronar Luigj Cekaj…me mirësjellje ajo na tregoje vendin dhe per pak. Minuta u ulem tek miku im i vjetër…

Ne fakt Luigji kur une kam ikur nga posta kufitare ne vitin 1980 ishte jo me shume se 15 vjeç…por kam njohur babane e tij,sote Ai ne moshen 97 vjeç…..

Pronar i Hotel Alpini ishte i biri i Luigjit bashke me nusen e tij,nje çift simpatik…..

Pas ores 16.00,vendi gumzhinte nga shume banore por jo shqiptar..mbi 10 turistë ishin spanjoll, vetëm gra te moshes deri 40 vjeç por ato leviznin si “tribut”,se bashku me nje udheheqes,njohes i mire i bjeshkëve te Nemura,edhe ky nga Spanja por qe kishte 10 vjet qe banonte ne Tirane….do vizitonin vijën e kufirit me Malin e Zi (poshte qyteti Kucise…)dhe pastaj do dilnin ne Valbone…..

Me ra rasti qe u takova me nje turiste zvicerane, një grua mbi 75 vjeçe, shqipen e fliste shume mire, dhe zonën e veriut e kishte bere si shtëpinë e saj…

Vendi juaj është i bukur,..me tha,por keni ekonomi te dobët…me dha dorën dhe u largua…

Vizituam Qendrën e Vermoshit…ne hyrje na ra ne sy një tabele e Pikes Doganore Bashkim (disi larg nga rruga nacionale ne afërsi me dogan e Malit Zi…)

Mbresat….

Vendi i bukur,e dija sepse atje jetova 6 vjet….

Një shërbim special ne hoteleri, pastër dhe mobiluar bukur….ushqimin gjithëshka bio..

Turistet shume te kënaqur, pritej te vinin shume turistë te tjerë sipas porosive qe pronari kishte marre per akomodim….

Banore…

Ashtu si ne te gjithë vendin, krijuar një vakum i madh….vetëm 9 familje banonin ne Lepush….

Rruga…

E gjitha e shtruar dhe vizuar bukur, kudo tabela, çezma për te pire ujë….etj deri ne qendër te Vermoshit..

Kufiri ???

Gjithë ajo bukuri e vendit, rruga…hotele alpine te ngritura dhe ne ndërtim e sipër…ndjehej një boshllëk i madh..asnjë polic a “kufitar” i dikurshëm nuk te ze syri, përveçse një tabeledDoganore ne Grabon dhe një ne Bashkim…

Unë kam përvojë nga e kaluara per kufirin por me ndryshmin e sistemit u përmbysë gjithëshka..

Dikur kufirin me Malin e Zi (shqaun) e ruanim me kufitare..sote na e ruajnë turistet…

Një shtet me kufij ne harte dhe pa një force te gjalle vepruese ne terren, është diçka “e vdekur…”

Mund te shkruash sa te duash por kush ta vare….a thua te kete vajtur ndonjehere Ministri i Rendit ne Seferçe,atje ku shikohet Mali Zi….

Ne Seferçe ka akoma varre ku jane varrosur shume shqiptar qe janë vrare nga Serbi, dhe sot ato varre “ankohen”, djehen te “vetemuar,te pambrojtur” nga ata qe komandojnë Atdheun e tyre per gjate 33 vjetëve te fundit post “komuniste”

Hasta -Lavista Vermosh i dashur..ngela i kenaqur nga ai vend i brekullueshem por me zemer te thyer per ate “VAKUM” te madh NJEREZOR krijuar nga Qeverisja e mbrapshte per 33 vjet, per atë “PARAJSE” qe na e ka falur natyra,por e ZBRAZUR totalisht nga banoret…..!