Është etja për ty-Shpresa Zurnaci


Shpresa Zurnaci

ËSHTË ETJA PËR TY

Është ndjenja e mendimit tënd
Që më lumturon ditën
Është etja e trazuar që nuk zë vend
mendimi që çdo çast më zë pritën.

Është kënga e pakënduar për ty
Që ma vjedh edhe gjumin
është ndjenja e pashuar për ty
Që orë e çast e shtrëngon ndër duar.

Dhe ç’t’i them mallit të trazuar
kur gjithçka djeg brenda meje
Dhe etja nuk ka të shuar
Që e ruaj në shpirt e më merr me vete.

Është etja për ty – Mëmëdhe.

About Post Author