ËSHTË LULE E RRALLË
Rrëzë një cindeli
Kishte mbirë një lule,
E bukur sa s’ka,
Rritur me pekule.
@
E vogël nga shtati,
I shkëlqente faqja,
Kush e di kush është?
Është manushaqja.
@
Nja dy fjalë ja thashë,
Me të kuvendova,
Desha ta këpusja,
Pastaj u pendova.
@
Bukuri e saj
Të gjithë i mahnit,
E rrallë ndër shoqe,
Del njëherë në vit.
@
Vjen njëherë në vit,
Vjen e nuk rri shumë,
Luleve të tjera
U ka hapur punë.
@
Dhe nga bukuria,
Por dhe nga aroma,
Është lule e rrallë
Në gjithë viset tona.
