Është ndarë nga jeta,Jusuf Kelani-Nga Sadri Rexhepi


Është ndarë nga jeta, Jusuf Kelani
Sadri Rexhepi
Në pasditën 27 dhjetorit 2023 në fshatin Vranidoll(Dafinet) është varros bashkëvendasi ynë Jusuf Kelani i cili kishte ndërru jetë një natë më parë.
Jusuf Kelani lindi në Vranidoll të Prishtinës me 1956. Shkollen fillore e keru në Besi kurse të mesmen në Podujevë. Ai punoi në disa organizata punuese nderkaq në 34 vjetetët e fundit e kjo don të thotë deri sa doli në pension punoi në Rilindje.Ka arritur rezultate të pamohueshme në menagjimin e punes së vet per cka disa herë është lavdëruar dhe shperblyer me mirënjohje.Në cilin do rreth shoqëror ku angazhohej kishte autoritet të pamohueshem.Jusufi do të kujtohet si një nga bashkfshatarët më të urtë, të zellshëm, punëtor dhe human në Bashkësinë Lokale të Besisë.Për këtë arsye ai gëzonte autoritet, jo vetëm të anëtaret e familjes por edhe te farefisi dhe te bashkëfshatarët e më gjerë te popullata e kësaj ane.Me punën dhe kontributin e tij te popullata e kësaj ane njihet si person i qet dhe aktivist i dalluar. Hobi e kishte shetitjen dhe leximin e literaturesë publicistike.
Me vendosjen e demokracisë në vendin tonë e kjo don të thotë gjatë viteve të 90-ta (nëntëdhejta) ishte aktivisti me më autoritet në Vranidoll dhe ishte krahë i fortë që me ndihmoi në themelimin e nëndegesë së LDK-së së Besisë. Ai ndihmoi edhe në Aksionin për Pajtimin e Gjaqeve në intervalin kohor (1990-1992). Me shperthimin e luftës kundër okupatorëve serbosllav ai u inkuadrua në logjistikë si pjesëtar i UCK-së deri në clirimin definitiv të vendit. Kohet e fundit ka qenë anëtar i kryesisë së Ballit Kombëtar Demokratik për Komunën e Prishtinës.
Jusuf Kelani do t’u mungojë dhimbshëm pjesëtarëve të dashur të familjes e të afërmeve me të cilët jetoi e bashkëpunoi gjatë gjithë jetës së tij, do t’u mungojë miqëve të vjetër e të rinj, të cilët e deshën aq shumë atë njeri bujar e fisnik të cilit shpirti i bëftë dritë.
U prehtë në paqe!