Është një emër…Suzana Rama


Është një emër…

A thua vërtetë ishte iluzion,

ajo ndjenjë e bukur, ai vizion,

ëndrat e bukura flladitëse,

për atë dashurinë fluide.

Ajri që thitha çdo mëngjes,

mbrekullia e lules me vesë,

gjallëria e udhëve hapndjellës,

ngjyrat e bukura të vet shpresës.

Aroma e ditëve në ajër tretur,

rahja e zëmrës kraharorit mbetur,

ka plot gjëra që ende egzistojnë,

puthjet, ledhat, që ty të kujtojnë.

A thua vërtetë të ishte iluzion,

ndërkohë që në ëndra më vjen ende,

sytë ti harrova tani më je vizion,

e s’mund të thuash që s’jetuam ne….

Është nje emër në syrtar mbyllur,

pluhurosur vërtetë por jo i mykur….

Suzana Rama