Ethet e finales së Big Brother Vip


Në orët e fundit para finales banorët janë bërë nostalgjik në lidhje me qëndrimin e tyre brenda shtëpisë. Kanë konsumuar kafen e fundit dhe gjithashtu kanë menduar të shijojnë zhytjen në pishinë në këtë ditë plot diell. Tashmë po lënë shënimet e tyre në sipërfaqet e dollapit , duke kujtuar gjithashtu Dj Dagz nga ana e Einxhel dhe Monikën. Ethet e finales kanë përfshirë jo vetëm banorët por edhe publikun e gjerë që me tifozllëk marrin pjesë në sondazhet online.

Nga Hortenca Alimucaj